I dënuari me vdekje bën thirrje për ‘paqe në botë’ para injeksionit fatal në SHBA (fotot)

06/05/2022 16:53

Një vrasës i dyfishtë ka bërë thirrje në fjalën e tij të fundit që “bota të gjejë paqe e dashuri” para se të merrte injeksionin fatal dje në Missouri, SHBA.

56 vjeçari Carman Deck, u ekzekutua në burgun federal Bonne Terre, më shumë se 25 vjet pasi kishte vrarë çiftin e moshuar James e Zelma Long gjatë një grabitjeje në vitin 1996.

Ai përmendi disa fjalë të pakuptueshme para se të injektohej me 5 gramë pentobarbital, dhe më pas bëri disa frymëmarrje të fundit para se të ndalonte çdo lëvizje, shkruan britanikja Metro.co.uk

Ekzekutimi i Deck, i pesti në këtë vit në SHBA, mori fund brenda disa sekondash.

Dënimi i tij me vdekje ishte përfshirë nga kontestimet pas tre pezullimeve për çështje proceduriale.

Por fati i tij u vulos kur guvernatori Mike Parson refuzoi t’i jepte faljen në fillim të javës.

Në dekalartën e tij finale të shkruar Deck tha: “Shpresa ime është që një ditë bota të gjejë paqe dhe ne të gjithë të mësojmë të sjellshëm e të duam njëri-tjetrin.

“Ne jemi të gjithë pjesë e një rrugëtimi në jetë, të lidhur në të gjitha mënyrat me njëri-tjetrin. Ju lutem jepni dashuri, tregoni dashuri, bëhuni ju dashuria!’

Guvernatori Parson tha se çifti i moshuar ishin “viktima të pafajshme të dhunës së Carman Deck, prandaj drejtësia ishte vënë në vend”.

Deck kishte qenë një shok i nipit të çiftit Long. Ai i njihte ata dhe sipas raportimeve, e dinte se mbanin një kasafortë në shtëpinë e tyre në De Soto, pranë St. Louis.

Në korrik 1996, Deck dhe motra e tij ndaluan në shtëpinë e tyre dhe duke u hequr se po pyesnin për drejtimin e rrugës, hynë në shtëpi dhe i vranë me armë per t’i grabitur.

Ai u arrestua më vonë në 1998 dhe u dënua me vdekje. Vendimi u anullua më vonë por u ringrit në fuqi në 2008.

Në apelin e tij të mëshirës, avokati i Deck citonte abuzimin që kishte pësuar si fëmijë, duke përfshirë rrahjet dhe abuzimet.

“Eksperiencat e tij e kishin transformuar nga një vjedhës i padhunshëm në personin që krey dy vrasjet e tmerrshme”, tha avokatja e tij  Carlyle duke e quajtur ekzekutimin “të padrejtë e imoral”.

Numri i ekzekutimeve në SHBA ka rënë ndjeshëm pasi arriti numrin më të madh,  98 në vitin 1998.

FOTO GALERI
1/5
Një vrasës i dyfishtë ka bërë thirrje në fjalën e tij të fundit që “bota të gjejë paqe e dashuri” para se të merrte injeksionin fatal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA