Dyshimet e një vetëvrasjeje/ Familjarët e Ilvi Metës nuk pranojnë se i riu u vetëvra! Publikohen fotot e viktimës

06/05/2022 15:05

Megjithëse hetimet paraprake për ndarjen nga jeta të 31 vjeçarit Ilvi Meta, brenda komisariatit të Kavajës, treguan se kemi të bëjmë me një vetëvrasje familjarët ngrenë hije dyshimi, sepse sipas tyre ai nuk e vuante shoqërimin në polici apo dënimin.

Emisioni Top Story publikoi ekskluzivisht, me miratimin e familjarëve, foto të trupit të pajetë pak minuta pasi u gjet nga policia. Në foto dallohet që e vetmja shenjë është në fyt rreth e rrotull qafës që dyshohet se është bërë nga lidhësja e kapuçit të bluzës sportive që ai mbante veshur.  Ndërsa në trup nuk ka shenja të dukshme dhune.

Kontakti i fundit që familjarët kanë pasur me Ilvin është ora 18:00 e datës 4 maj kur ata shkuan në komisariat i çuan ushqim dhe një polic u tha se Ilvi është i acaruar.

Ndërsa motra hedh dyshime për një hakmarrje të punonjësve të policisë ndaj të vëllait i cili i vinte shpesh në lojë.  

Për ngjarjen nën akuzën e shpërdorimit të detyrës janë 3 punonjës policie të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk parandaluan ngjarjen.

Top Channel