Bolsonaro thotë se zgjedhjet në Brazil do të auditohen nga një kompani e veçantë (fotot)

06/05/2022 21:37

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha sot se qeveria do të pajtojë një kompani për monitorimin e zgjedhjeve të tetorit, duke vijuar mosbesimin e me sistemin elektronik te votes.

Sipas sondazheve Bolsonaro është disa pikë mbrapa rivalit, ish president Luiz Inacio Lula da Silva, i cili ishte burgosur me heret për një rast korrupsioni.

SHBA tha dje se brazilianet kanë nevojë për “besim” në demokracinë e tyre pasi Presidenti Bolsonaro po hedh dyshime mbi integritetin e sistemeve të votimit.

Presidenti i djathtë ka qenë nga miqtë më të ngushtë të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe ashtu si ai, pretendon se vota elektronike është e manipuluar.

Zëdhënësi amerikan Ned Price tha dje se SHBA “ka shumë besim në institucionet e Brazilit, dhe në treguesit e tyre për zgjedhje të drejta e të lira”.

“Është e rëndësishme që brazilianët të shkojnë në zgjedhje me besim në sistemin e tyre elektoral për të forcuar demokracinë”, tha ai.

Bolsonaro refuzoi gjithashtu një mision monitorimi nga BE dhe njoftoi pajtimin e një kompanie vendase për auditimin e zgjedhjeve.

FOTO GALERI
1/3
Bolsonaro tha sot se qeveria do të pajtojë një kompani për monitorimin e zgjedhjeve të tetorit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA