Dy fëmijët e zhdukur në Elbasan ditën e shtunë, u gjetën mbrëmjen e djeshme pas katër ditësh kërkime.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘Top Channel’ videon nga kamerat e sigurisë, falë së cilës u gjetën 2 fëmijët e humbur në Elbasan. Videoja është kapur në zonën e ‘Shkollës së Bashkuar’ në Tiranë pasditen e djeshme.

Prej të shtunës, ata u larguan nga fshati i tyre në Elbasan për të udhëtuar në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit.

Të nesërmen ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë marrë një taksi dhe janë larguar nga fshati për të zbritur tek shkolla e ‘Baletit’ në Tiranë. Më pas adoleshentët zbulohet të shkuar në ‘Qytet Studenti’ për të kërkuar punë.

Zhdukja e të miturve është denoncuar ditën e shtunë, kur ata janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë.

Top Channel