Të dënuar më parë për vjedhje/ Arrestohen dy persona në Fier, shpërndanin heroinë me doza të gatshme

05/05/2022 11:07
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, pasi u kapën nga policia teksa shpërndanin lëndë narkotike heroinë në qytetin e Fierit.

Në janë vënë shtetasit me inicialet L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, duke shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Top Channel