Mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut janë gjetur mesditën e sotme nga një qytetare në Vlorë, teksa po kryente punime në afërsi të banesë.

Policia bën me dije se qytetarja me inicialet I.J ka telefonuar dhe ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel