Me tre doza vaksine, Blinken preket nga Covid: Nuk është takuar me Joe Biden!

05/05/2022 12:40

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se kreu i tij, Antony Blinken rezultoi pozitiv me Covid-19, por sipas deklaratës, ai paraqet vetëm simptoma të lehta.

Shefi i diplomacisë së SHBA-së i ka bërë të dyja vaksinat, si dhe dozën përforcuese dhe nuk është takuar drejtpërdrejt me Presidentin Biden prej disa ditësh dhe sipas Departamentit të Shtetit, nuk konsiderohet person që ka patur kontakt të afërt me presidentin.

“Sekretari do të izolohet në shtëpi dhe do të vazhdojë punën normalisht. Ai do të rikthehet në zyrë dhe do të rifillojë orarin e plotë dhe udhëtimet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Blinken mori pjesë në darkën zyrtare të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë fundjavës, një ceremoni e përvitshme, ku marrin pjesë figura të shquara të shtypit dhe politikës dhe numri arrin në disa mijëra vetë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ned Price tha, se departamenti po njofton të gjithë individët me të cilët Sekretari ka patur kontakt të afërt gjatë ditëve të fundit.

Të mërkurën paradite, ai u takua dhe me Ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde të mërkurën paradite, si dhe me homologun nga Meksika, Marcelo Ebrad të martën. Por zëdhënësi  Ned Price, i cili takohet rregullisht me Blinken, tha se ai bëri testin dhe kishte dalë negativ të mërkurën. Sëmunëdja e sektetarit të shtetit bëri që të shtyhej një fjalim i rëndësishëm i tij për politikën e administratës ndaj Kinës, i cili ishte planifikuar për sot.

Top Channel