Luftoi për 5 dekada ndaj mafies siçiliane, kush është fotoreporterja Leticia Batalja

05/05/2022 12:15

Kur fotografja italiane, Leticia Batalja, vdiq më datën 13 prill, tronditja më e madhe e atyre prej nesh që kemi shkruar për të, ishte se nuk vdiq e vrarë nga mafia. Për gati 5 dekada ajo luftoi pa frikë kundër kësaj organizate kriminale.

E armatosur me aparatin e saj fotografik 35 mm, ajo publikoi në media terrorin e mafies siciliane, nëpërmjet fotove të saj të trupave të masakruar nga plumbat që i përkisninnëpunësve publikë, kalimtarëve të pafajshëm dhe mafiozëve.

Më vonë Batalja u angazhua si politikane dhe aktiviste lokale, për të zhdukur kontrollin e mafis nga rrugët dhe sheshet e Palermos. Ajo fitoi shumë çmime ndërkombëtare për aktivitetin e saj si fotoreportere në Siçili, përmes imazheve që kapën bukurinë, varfërinë, shpirtin, dhe ndoshta më të famshmin, dhunën e ishullit.

Vitet e saj të para të punës si fotoreportere në të përditshmen e Palermos, LOra, përkuan me vrasjet e para mafioze të personazheve publike në vitet 1970dhe me vitet e Luftës së Dytë tëMafias në vitet 1980. Lufta për pushtet dhe fitimet e paligjshme, vuri përballë klanin rural të Korleones, të udhëhequr nga Salvatore Rina, kundër klaneve kryesore që vepronin në Palermo, kryeqyteti i rajonit të Siçilisë.

Gjatë atij konflikti, të shtënat me armë automatike dhe shpërthimet e autobombave u bënë të zakonshme në Palermo dhe qytezat periferike. Politikanët në Romë reaguan duke emëruar si prefektin e ri të Palermos gjeneralin Karlo Alberto Dala Kieza.

Por vetëm 4 muaj më vonë, Dala Kieza, gruaja e tij, Emanuela Karraro dhe truproja Domeniko Russo u vranë një atentat më 3 shtator 1982. Vrasja e Dala Kiezës, së bashku me atë të shefave të policisë, prokurorëve dhe hetuesve, i bënë qytetarët e ndershëm të ndiheshin të pashpresë dhe të braktisur.

Kishte ditë kur Batalja duhej të nxitonte të shkonte nga njëri qytet në tjetrin, për të fotografuar disa trupa njerëzish të vrarë:mafiozë, gjyqtarë, policë, politikanë dhe gazetarë. Vrasjet mafioze u bënë aq të zakonshme, rreth 600 vetëm gjate viteve 19811983, saqë ajo qëllonte ndonjëherë rastësisht në skenën e krimit.

I tillë ishte rasti i fotos së famshme të kufomës së Piersanti Matarelës, ish-presidentit të Rajonit të Siçilisë. Më 6 janar 1980, ajo ishte duke hipur në makinë së bashku me vajzën e saj dhe kolegun e saj fotoreporter Franko Zekin, kur pa një grup të vogël njerëzish që ishin mbledhur rreth një makine.

Ajo shkrepi spontanisht aparatin e saj nga dritarja e makinës, duke kapur momentin kur Serxho Matarela, presidenti aktual i Italisë, po tentonte të ndihmonte vëllain e tij, që sapo ishte qëlluar në një atentat. Fotot e realizuara nga Batalja mbi dhunën e mafiespublikoheshin rregullisht në faqen e parë të L’Ora.

Ajo i ekspozoi shumë prej tyre në formate më të mëdha në ekspozitat që organizuan bashkëme Zekin në qendër të Palermos dhe shkollat e zonës. Në këtë mënyrë, ajo i detyroi njerëzit të përballeshin me atë që kishin mohuar:që mafia ekzistonte dhe që ajo vriste.

Sigurisht, shumica e siçilianëve ishin në fakt të vetëdijshëm për ndikimin e organizatës kriminale. Ata e dinin se parqet publike ishin nën kontrollin e trafikantëve të drogës. Rreth 80për qind e bizneseve në Palermo, i paguanin rregullisht mafiozëve një gjobë, për të mbrojtur bizneset e tyre.

Por imazhet e masakrave që kishte kapur me aparatin e saj Batalja,e bënë të pamundur vazhdimin e mbylljes së syve. Ndaj gradualisht gjërat nisën të ndryshonin. Duke filluar nga viti 1983, një grup prokurorësh dhe policësh të pakompromentuar, filluan të arrestonin shumëanëtarë të mafias.

Mbi 450 prej tyre dolën në të famshmin Super-gjyq që filloi në vitin 1986. Forcimi i besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, solli midis viteve 1985-1990 një revolucion social, kulturor dhe politik. Njerëzit e zakonshëm, por edhe anëtarët e rinj të këshillit të qytetit filluan ta sfidonin hapur mafien.

Ajo periudhë u bë e njohur si Pranvera e Palermos, dhe Batalja ishte një nga protagonistet.

Në vitin 1985, ajo u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak. Së bashku me kryebashkiakun, Leoluka Orlando, Batalja punoi për të ndalur kontrollin e Palermos nga mafia.

Udhëheqësit e mafies dhe aleatët e tyre politikë, i kishin lënë qëllimisht shkollat, pallatet historike dhe kopshtet që të shkatërroheshin, me synim shembjen e lagjeve në qendër të qytetit dhe ndërtimin aty të pallateve të reja.

Bataljishte e bindur se ofrimi i qasjes falas për të gjithë qytetarët në kopshtet, parqe, plazhetdhe vendet historike, ishte thelbësor për krijimin e një kulture të respektit dhe vlerësimit për Palermon dhe trashëgiminë e tij. Nëpërmjet projekteve të saj për ta bërë Palermon më të bukur dhe më të jetueshme, Batalja rifitoi bllok pas blloku hapësirat e kontrolluara më herët nga mafia.

Ajo punoi me anëtarët e tjerë të këshillit të qytetit në nisma të tilla si largimi i makinave të braktisura, krijimi i një pedonaleje në qendër të qytetit dhe për rikonstruksionin e kopshteve publike. Në rrugët dhe sheshet e kontrolluara nga bosët e mafies, ku qoftë edhe një vështrim apo fjalë e gabuar mund sillte një hakmarrje të dhunshme, veprimet e Bataljas sfiduan drejtpërsëdrejti mafien, dhe fituan mbështetjen e gjerë të publikut.

Gazetari Antonio Rokucpunonte shpesh me Bataljan. Ai kujtoi se si ajo shkonte  një lagje dhe bërtiste:“E di kush jeniStolat nuk ju përkasin juve. Ato u përkasin të gjithëve. Nëse nuk i ktheni ato brenda një ore, unë do t’iu rrënoj!”. Një orë më vonë, stolat u rikthyen sërish nëpark.

Gjatë viteve 19921993, një sërë sulmesh me bomba i morën jetën gjyqtarëve Xhovani Falkone, një nga arkitektët e Super-gjyqit; Françeska Morvilos, prokurore në gjykatën e Palermos dhe gruaja e tij; dhe Paolo Borselinosqë kishte bashkëpunuar ngushtë me Falkonen dhe kishte hetuar vrasjen e tij.

Bashkë më ta humbën jetën truproja dhe kalimtarë në Siçili, Romë, Milano dhe Firence.

Me ato sulme, të njohura si “Strategjia e masakrave, mafia sulmoi simbolet e drejtësisë, qeverisë, financave dhe kulturës. Qëllimi i saj ishte të frikësonte politikanët, që t’i dobësonin ligjet kundër krimit të organizuar.

Por ato akte shkaktuan edhe më shumë reagime publike, dhe mafia nisi të kalojë në ilegalitet dhe të kryente në heshtje aktivitetet e saj të larmishme kriminale. Ky ndryshim shënoi njëdistancim nga sulmet spektakolare me bomba, atentatet dhe të shtënat me armë zjarri në rrugët e qytetit. Por kërcënimi i mafies mbetet ende. Tani viktimat e saj pësojnë atë që quhet “lupara bianca”, pra trupat e tyre digjen ose shpërbëhen në acid. / The Conversation” – Bota.al

Top Channel