Largohen në drejtim të paditur dy persona në Gjirokastër, 34-vjeçarja braktis prej dhjetë ditësh dy fëmijë

05/05/2022 13:03

Dy qytetarë në Gjirokastër janë larguar së fundmi nga banesat e tyre në drejtim të paditur.

Shtetasi E. D., banues në Gjirokastër, me detyrë kujdestar në Qendrën e Dhunës në Familje, ka bërë kallëzim se shtetasi M. N., 16 vjeç, banues në Afganistan, i akomoduar në këtë qendër që prej datës 24.04.2022, është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më.

Nuk dihet vendndodhja e tij ndërsa shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e shtetasit M. N.

Gjithashtu një grua 34 vjeçare banuese në Progonat njoftohet prej shërbimeve të policisë në Tepelenë se prej 10 ditësh është larguar nga banesa duke braktisur edhe 2 fëmijë të mitur.

Kallëzimi është kryer prej bashkëshortit të saj, shtetasi E. M., 47 vjeç. Familjarët nuk kanë dhënë shkaqe apo hedhur dyshime për arsyet e largimit. Po punohet për gjetjen e saj.

Top Channel