I përzgjedhur nga ‘Forbes’ për ndikim social/ Dean Çelaj në ‘Wake Up’: Gjithmonë kam bërë më shumë se më është kërkuar

05/05/2022 08:42

“Truri i Akademi.al”, 25-vjeçari Dean Çelaj, është padyshim një krenari për Shqipërinë me suksesin dhe punën që e bëri të përzgjedhir nga ‘Forbes’.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’,Çelaj është shprehur se të qenurit në këtë listë është një certifikim tejet i mirë që i hap rrugë kudo ku është.

Ai u shpreh se gjithmonë ka punuar me përkushtim dhe ka bërë edhe më shumë nga çfarë i është kërkuar, por ka pasur edhe momente të vështira për të ku ka thënë kaq mjafton, por megjithatë nuk është dorëzuar.

Çfarë do të thotë për të ardhmen tënde të qënurit në këtë listë.

Dean Çelaj: Është një certifikim i mirë,mund të më hape shumë dyer në Amerikë.

Po punon paralelisht teksa po studion, a ke një projekt pas studimeve?

Dean Çelaj: Sfida jonë e re është të krijojmë një mekanizëm që kontrollon nxënësit teksa mësojnë.

Do të fokusosh në Shqipëri apo në Amerikë?

Dean Çelaj: Unë momentalisht jam në Amerikë por aq më shumë të rri andej është ndihmë e madhe për vendin tonë pasi mund të ndihmoj me kontakte, jam i hapur edhe të rri në Shqipëri.

Cilat kanë qenë vështirësitë?

Dean Çelaj: Ka pasur shumë momente kur mund të kem thënë kaq mjafton, gjithmonë kemi bërë më shumë se na është kërkuar dhe këto veprime radhë pas radhe më kanë ndikuar dhe ndihmuar. Ne kemi bërë dy gjëra kyçe, mësim në kohë reale dhe ndihmuam në kthimin e videove.

Top Channel