Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të enjte në Fier.
Sipas informacioneve trupi ka shenjë varjeje, ndërsa personi ishte shpallur i humbur një muaj më parë. Personi është Julian Prifti i datëlindjes së vitit 1980.
“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i policisë kur është bërë denoncimi nga familjarët.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel