Britania ndihma shtesë për Ukrainën, cilat janë kategoritë që do të përfitojnë

05/05/2022 08:49

Britania e Madhe ka deklaruar se do të ofrojë financime të mëtejshme për të ndihmuar grupet vulnerabël brenda Ukrainës dhe në kufijtë e saj.

Sekretarja e Jashtme Liz Truss njoftoi në një deklaratë se një paketë prej 45 milion paund do të shkojë për agjencitë dhe bamirësitë e OKB-së që punojnë për të mbështetur ata që janë më të rrezikuar nga abuzimi dhe dëmtimi.

“Ndihma britanike po mbështet më të rrezikuarit në Ukrainë, veçanërisht gratë dhe fëmijët, të cilët po përballen me rrezik të shtuar të dhunës seksuale dhe shfrytëzimit,” tha ajo.

Zyrtarët thonë se paratë do të shpërndahen në këtë mënyrë:

15 milionë paund do të shkojnë për Fondin Humanitar të OKB-së për Ukrainën (UHF)

15 milionë paund do t’i shkojnë UNICEF-it, agjencisë së OKB-së për fëmijë

10 milionë paund do të financojnë organizatat humanitare në vendet kufitare për të mbrojtur gratë dhe fëmijët që po ikin

5 milionë paund do të shkojnë për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Ukrainë

Do të ketë gjithashtu një shtesë prej 20 milion £ për ndihmë humanitare për refugjatët ukrainas në Poloni.

 

Top Channel