“Brands” kontrabandë, pranga 32 vjeçarit në Durrës

05/05/2022 15:51

Një 32 vjeçar është vënë në pranga nën akuzën e mallrave kontrabandë, në kuadër të operacionit “Brands”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin tip “Benz”, që drejtohej nga 32-vjeçari me inicialet F.Z, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, artikuj të markave të ndryshme (veshje dhe këpucë), pjesë të reja makinash dhe elektroshtëpiake, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore.

Ndaj 32 vjecarit rëndojë tre akuza penale, “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel