Rruga e Rinasit është rihapur me dy sense lëvizjeje, pas një proteste katër ditore të banorëve të zonës, në kundërshtim të qarkullimit me një sens lëvizjeje.

Rruga e Rinasit është rihapur me dy sense lëvizjeje, pas një proteste katër ditore të banorëve të zonës, në kundërshtim të qarkullimit me një sens lëvizjeje.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ARRSH bëri me dije se rruga do të kthehet në  gjendjen e mëparshme dhe qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut.

Banorët e Rinasit kanë protestuar prej katër ditësh pasi dhjetëra shtëpi do të mbeteshin të bllokuara nga bërja e qarkullimit vetëm me një sens, gjë e cila i pengonte ata për të kryer aktivitetin e përditshëm.

Postimi i ARRSH: 

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

Top Channel