Arrestohen tre persona në Tiranë/ Shpallet në kërkim 39-vjeçari, plagosi me thikë tre të rinj

05/05/2022 14:34

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë ndërsa po procedohen penalisht edhe tre të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet M. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, si dhe proceduan penalisht shtetasin J. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit të subjektit në administrim nga shtetasi M. Sh u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse me anë të mashtrimit ka përvetësuar shuma parash nga 800-1000 euro, nga shtetas të ndryshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Një 39-vjeçar me inicialet E.K. është në kërkim nga policia e Tiranës pasi, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel