5 Maji/ Veliaj: Mirënjohës përjetë! Lavdi Dëshmorëve
05/05/2022 10:32
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Ndërkohë që nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Veliaj shpreh mirënjohje për veprën e të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe për të pasur një Shqipëri më të mirë sot.
“Mirënjohës! Përjetë! 5 Maji – Lavdi Dëshmorëve”, shkruan Veliaj.
Top Channel