Dy të mitur në Elbasan rezultojnë të zhdukur që prej datës 30 prill. Djali 14 vjeç nxënës i klasë së 8 të shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza 13 vjeçe nxënëse e klasës së 7 të shkollës “Qemal Haxhihasani” dyshohet se kishin një lidhje sentimentale me njëri tjetrin për të cilin familja e djalit nuk ishte në dijeni ndërsa familja e vajzës e kundërshtonte. Ky dyshohet të jetë shkaku që të miturit janë larguar pa adresë.
E pabesueshme duket ngjarja për nxënës e mësues të shkollës “Qemal Haxhihasani”, pasi vajza ishte një nxënëse e mirë dhe nuk kishte shfaqur problem në sjellje.
Fëmijët janë parë të shesin telefonat dhe biçikletën dhe shkuan në fshatin Korr ku u prezantuan si turistë. Kaluan natën në një shtëpi dhe të nesërmen erdhën në Tiranë në shkollën e baletit. Taksisti tregoi se thanë do të shkojmë në qytet student për të gjetur punë.
Prej të hënës fëmijët dyshohet se janë në Tiranë pa kujdesin e askujt. Komisariati nr 1 në Tiranë dhe policia e Elbasanit po punojnë për gjetjen e të miturve dhe apelojnë se kushdo që i sheh të telefonojë numrin 112.
Top Channel