Vijon protesta në Rinas/ Banorët bllokojnë rrethrrotullimin dhe nisen në drejtim të shkollës

04/05/2022 10:50

Banorët e Rinasit po vijojnë protestën edhe ditën e sotme kundër bllokimit të rrugës me një sens kalimi.

Ata po kundërshtojnë vendimin e ARRSH me argumentin se shumë shtëpi mbeten të bllokuara nga bërja e rrugës me një sens kalimi. Banorët kanë bllokuar ditën e sotme edhe rrethrrotullimin e Rinasit dhe janë nisur në drejtim të shkollës në mënyrë që të tregojnë se nuk kanë si të marrin apo të çojnë fëmijët në shkollë. Në protestë kanë marrë pjesë edhe fëmijët të cilët bëjnë kërkesë për lirimin e rrugës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia. Banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk ka reagime nga ana e qeverisë në lidhje me ngjarjen, protesta mund të përshkallëzohet edhe më tej.

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk do të mund që të përdorin rrugën.

 

Top Channel