Shakatë po merren seriozisht/ Komediani sulmohet në mes të skenës në shfaqjen e Netflix pas batutave që bëri (Video)

04/05/2022 16:15

Komediani Dave Chappelle është i njohur për shakatë e tij me transgjinorët, por kësaj  radhe situata ka dalë jashtë kontrollit. Ai është sulmuar në skenë teksa performonte në shfaqjen e Netflix, Los Angeles.

Chappelle shkaktoi zemërim në komunitetin trans me komente në shfaqje duke thënë se ‘gjinia është një fakt” dhe se femrat pavarësisht ngjyrës kanë filluar ta shohin njëra-tjetrën njësoj. Aktori bëri shaka edhe për anatominë e femrave trans, duke thënë se atyre u mungojnë organet riprodhuese të vërteta femërore dhe se nuk kishin gjak por ‘lëng panxhari’.

Kjo ka nxitur komente të shumta në median sociale të cilat gjykonin shakatë të cilat konsiderohen fyese për këtë grup individësh.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale shihet se si një burrë ngjitet në skenë dhe sulmon komdianin, përpara se sigurimi të ndërhynte.

Pamjet më vonë tregojnë autorin duke u trajtuar nga mjekët për një krah të lënduar rëndë përpara se ai të dërgohej në spital me një ambulancë, shkruan Daily Mail.

Kjo situatë e pakëndshme i ngjason asaj të Chris Rock dhe Will Smith, ku ky i fundit goditi në mes të skenës komedianin pas shakasë së tij në lidhje me flokët e partneres së Smith.

Top Channel