Provimi i psikologëve të rinj/ Këtë muaj jepen lejet e reja të ushtrimit të profesionit

04/05/2022 12:23

Pritjes së gjatë të të gjithë të diplomuarve në Psikologji i erdhi fundi. Në Maj do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për marrjen e licensës.

Janë psikologë që janë në pritje që prej vititi 2016 të marrin pjesë në provimin e shtetit, sepse ligji e ka përcaktuar të tillë. Të gjithë ata që diplomoheshin pas vitit 2016, pra që mbyllnin të dyja ciklet e studimit, pas hyrjes në fuqi të Urdhrit të Psikologut, duhet detyrimisht të futeshin në provimin e shtetit. Kështu që neve kemi që nga viti 2017 (vit kur u ngit Urdhri I Psikologut), që lobojmë me Ministrinë e Arsimit dhe me QSHA-në (Qendrën e Shërbimeve Arsimore), në mënyrë që të realizohej provimi i parë i shtetit. Presim që provimi të realizohet në datat 18, 19, 20 Maj 2022.” – tha Valbona Treska.

Pritet që të jenë diku mbi 400 psikologë, që do të futen në provim, megjithatë mund të jetë më i vogël ky numër, pasi një pjesë e madhe e psikologëve do të aplikojnë në nëntor 2022, pasi ky provim shtetëror do të zhvillohet dy herë në vit tani e tutje.

Provimi është i ndarë në 5 profile të ndryshme, pasi një psikolog shkolle nuk mund të ketë të njëjtin fond pyetjesh si psikologu i gjykatës.

Çdo profil ka një fond prej 1500 pyetjesh. Pyetjet janë publikuar në fillim të prillit të këtij viti dhe janë ahrtuar nga një grup prej 9 pedagogësh të universiteteve publike dhe private të vendit sipas standardeve ndërkombëtare.

Jemi në dijeni se ka ankesa nga psikologë që do të marrin pjesë në provim, se nuk kanë çelësin e përgjigjeve të pyetjeve. Dhe kjo ankesë është paraqitur edhe në takimin më Ministren e Arsimit dhe me drejtuesen e QSHA-së, por përgjigja e këtyre të fundit është që nuk mund të ketë një çelës për përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Përgjigjen e provimit çdo aplikant e merr në moment, nuk i duhet të presë fare.

Top Channel