Protesta në Rinas/ Deputetja Andia Ulliri mbështet banorët: I kërkojmë informacion ARRSH

04/05/2022 12:34

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri që përfaqëson qarkun e Durrësit, ka bërë me dije se i ka dëguar një kërkesë informacioni drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi vendimet e marra mbi vendimin e lëvizjes me një sens në aksin Qafë-Kashar- Rrethrrotullimi Nënë Tereza – Ahmetaq.

Ajo bëri me dije në postimin e saj se kërkesa e banorëve mbetet e njëjtë për rishikimin e vendimit ku banorët e Rinasit do të penalizohen dhe izolohen në sajë të lëvizjes në një sens drejtimi.

Protesta e banorëve të Rinasit vijon pret ditësh, ku kërkohet hapja e rrugës me dy sense kalimi pasi kanë mbetur të bllokuar qindra familje .

Top Channel