Një i burgosur i arratisur dhe oficerja që dyshohet se e ndihmoi të largoheshin së bashku, kishin një “marrëdhënie të veçantë” thanë sot hetuesit në SHBA.
Njoftimi u bë nga zyra e sherifit të Alabama së bashku me publikimin e pamjeve të fundit kur oficerja Vicky White shoqëron vetëm në makinë të burgosurin për vrasje Casey White, dhe u zhduken së bashku.
Zyrtarët nuk thanë nëse lidhja e tyre kishte natyrë romantike.
Një operacioni gjerë kërkimi ka nisur tashmë për të arratisurin 38-vjeçar dhe bashkëpunëtoren e tij të dyshuar, oficeren 56 vjecare White (mbiemrat e njejte nuk tregojne lidhje fisnore).
Dyshja u zhdukën teksa ajo po e transportonte në një takim të dyshimte për vlerësim mendor.
Çuditërisht ata u zhduken të premten kur supozohej se ishte dita e fundit e punës së gruas, e cila kishte shitur shtëpinë e saj e u kishte thënë kolegëve se do të kalonte “më shumë kohë në plazh”.
Policia beson se zonja White ka orkestruar të gjithë arratisjen duke nisur me shoqërimin vetëm të të burgosurit Casey White dhe më pas me takimin e dyshimtë mjeksor.
“Hetuesit e burgut të Lauderdale County thanë se kishte një marrëdhënie të vecantë mes oficeres White dhe të burgosurit Casey White,” tha sheriff Rick Singleton.
Ata shtonin se dyshja ishte parë së fundmi duke drejtuar një makinë ngjyrë kafe ‘Ford Edge’ me targa të Alabama.
Në njoftim jepeshin gjithashtu pseudonimet për oficeren White – April Davis dhe Renee Marie Maxwell. Ata shtonin se Casey White duhet të konsiderohet “i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Casey White është akuzuar në fund të vitit 2020 për vrasjen e gruas 58-vjeçare Connie ndërsa më herët është dënuar për vjedhje automjeti dhe ndjekje nga policia.
Gjyqi ndaj tij nuk ka përfunduar, pasi është shpallur i paqëndrueshëm mendërisht.
Një grua që pretenohet se White kishte tentuar ta vriste gjatë një grabitjeje, tha për rrjetin ABC WAAY 31 se është e tmerruar se ai do të përpiqet ta gjejë.
Ndërsa ish-vjehrra e Vicki tha për Daily Mail se oficerja është një “person i dashur” që nuk do të ndihmonte kurrë një të burgosur për t’u arratisur.
“S’e kuptoj sesi ka ikur me një burrë që është një vrasës,” tha 88 vjeçarja Frances White, për mediat.
Top Channel