Tre automjete janë përplasur disa minuta më parë në rrugën hyrëse të Fierit mbi “Urën e Mbrostarit” ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se janë përplasur mjetet tip kamionçinë me targa  AA 411 VK, automjet veturë tip Fiat me targa AB 242 FZ dhe një mjet i tretë me targa AB 098 AK

3 të dëmtuarit po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën  spitalit rajonal Fier. Dy pasagjerë kanë qenë në mjetin tip Fiat dhe një tek mjeti kamionçinë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit, pse ka ndodhur dhe kush ka qenë shkaktari.

Top Channel