Në një promo paraprake të episodit të ardhshëm të Hulu “The Kardashians”, Kim teksa u ul me  nënën e saj Kris Jenner, tha se ishte e hapur për t’u martuar përsëri.

“Kjo është arsyeja pse, shpresoj, se do të ketë vetëm një dasmë tjetër për mua. Hera e katërt është qershia mbi tortë”, tha Kim.

Megjithatë, Kim nuk shprehu tha një emër me të cilin do të donte të martohej edhe pse aktualisht është në lidhje me aktorin, Pete Davidson.

Kardashian dhe Davidson bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq “White House Correspondents’ Dinner” në Washington më 30 prill.

Dyshja morën pjesë gjithashtu në Met Gala në New York City, ku Kim veshi fustanin “Happy Birthday” të Marilyn Monroe.

Kim gjithashtu zbuloi gjatë një interviste se humbi 7 kilogramë për t’u përshtatur me fustanin 5 milionë dollarësh.

Kardashian ka paraqitur tre herë kërkesën e saj për divorc, pas tre martesave të përfunduara.

Ajo u divorcua nga Kanye West në mars të këtij viti dhe janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” më herët ka qenë e martuar më parë me producentin muzikor Damon Thomas gjatë viteve 2000-2004 dhe me lojtarin e NBA-së, Kris Humphries nga 2011-2013.

 

 

 

Top Channel