Balerina Klaudia Pepa ka treguar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” se koreografia e këngës “Sekret” të Ronela Hajtiti në Eurovizion, nuk do të ndryshojë.

“Koreografia do të jetë sesbën, nuk do ndryshojmë asgjë”, tha Klaudia, duke mohuar zërat se do kishte ndërhyrje në koreografi.

Teksa pak ditë na ndajnë nga “Eurovizion 2022”, organizatorët e Eurovizionit fshinë nga rrjeti social “Instagram” foton e Ronela Hajatit me balerinët, pasi pretendohej se ishte “provokuese”.

Ky veprim hodhi dyshime se Ronelës do t’i kërkohej të ndryshonte koreografinë.

Top Channel