Biden: SHBA-ja e hapur ndaj sanksioneve shtesë kundër Rusisë

04/05/2022 18:39

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të mërkurën se ishte “i hapur” për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe do të diskutonte masat me aleatët nga G7 në ditët e ardhshme. Deklarata e tij erdhi pasi BE-ja shpall raundin e ri të sanksioneve

Biden: Për sa i përket sanksioneve, ne jemi gjithmonë të hapur për sanksione shtesë, dhe unë kam qenë në konsultim, kam folur me anëtarët e G7 dhe këtë javë do të vendosim se çfarë do të bëjmë.

Presidenti Joe Biden i bëri këto deklarata teksa fliste për ekonominë amerikane.  Ai tha se qeveria federale do të paguajë borxhin kombëtar këtë tremujor për herë të parë në gjashtë vjet.

Vërejtjet e tij mbi rritjen ekonomike erdhën përpara njoftimit të bankës qëndroe amerikane  për një rritje të normave të interesit të mërkurën pasdite në një përpjekje për të menaxhuar inflacionin në rritje.

Inflacioni është një problem i madh politik për të dhe demokratët përpara zgjedhjeve afatmesme, ndërsa republikanët përpiqen të përfitojnë nga rritja e çmimeve të energjisë.

Vërejtjet e Biden nga Shtëpia e Bardhë vijnë pasi Departamenti i Thesarit përditësoi vlerësimet këtë javë për të parashikuar se deficiti i SHBA do të bjerë me mbi 1.5 trilion dollarë këtë vit, një rishikim nga 1.3 trilion dollarë të parashikuar në buxhetin e Biden.

Top Channel