Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, shpërndante kokainë në doza të ndara gati për shitje (Emri)

04/05/2022 11:13

Një 27- vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi policia i gjeti dhe i sekuestroi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza gati për shitje, si dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Shërbimet e policisë kanë lokalizuar 27-vjeçarin Klajdi Lula në bulevardin “Bajram Curri”, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje dhe para të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel