Foto Ilustruese

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makine në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, ndërsa autovetura që e përplasi ka përfunduar jashtë rruge në një kanal.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ne lidhje me këtë aksident.

Nuk bëhen ende te ditura shkaqet e këtij aksidenti qe është shënuar vetëm pak minuta më parë.

Top Channel