Studioja e Për’puthen  u përfshi nga debatet dhe akuzat që Rrushja dhe Dritani hodhën ndaj njëri-tjetrit.

Dritani është i mërzitur nga fakti që Rrushja e thirri ‘Astrit’ në takimin katër minutësh para disa ditësh.

Pavarësisht se ajo i ka kërkuar falje, Dritani nuk është qetësuar nga ky gabim i saj dhe është mërzitur shumë.

Dritani: E di çdo të thotë të të ngatërrojnë emrin e ke idenë. Nëse do të kishte ndodhur diçka e tillë ty do të ishe ngritur nga takimi. Harroje Dritan që Rrushja të thërret Astrit , harroje që stë hap telefonin

Rrushja: Vetëm ky nuk ishte takim

Dritani: Për mendimin tim ky është takimi më i mirë sepse nxori fytyrën time dhe të Rrushes

Top Channel