Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Top Story” tha se janë disa figura me vlera të forta politike sot jashtë parlamentit shqiptar, të cilat mund të jenë kandidatë të fortë për postin e kreut të shtetit.
Duke mos përmendur emra, ai tha disa prej cilësive që duhet të ketë presidenti shqiptar dhe lënë jashtë anëtarët e formacioneve aktuale politike.
“Unë i qëndroj atij mendimi që kam pasur gjithmonë që presidenti edhe ky që do të vij apo kjo duhet të jetë një president politik, është domosdoshmëri, do të thoni po e paragjykoni, jam i bindur se edhe me ato pak kompetenca që i kanë lënë presidenti, tek e fundit është institucioni i fundit, nuk ka rëndësi nëse presidenti mund të rrëzohet dhe të kalojë tek parlamenti, duhet të ketë eksperiencë politike, klima politike aktuale e poralizuar”, tha ish presidenti.
“Është e vështirë të ndash majtas dhe djathtas. Kush është sot jashtë politikës? Janë disa vlera shumë të forta politike, akademike që janë parë si armiq dhe sot janjë jashtë parlamentit, janë një grup njerëzish, së paku 5-6 që janë jashtë parlamentit, janë në një moshë që e kanë arritur ekuilibrin, unë i kam por meqenëse kam edhe njerëz të njohur,. Me një lloj karakteri që nuk i hanë presionet”, shtoi Topi.
Top Channel