“Mund të ketë lindur shtatë muajsh”/ Flet nëna e Valmira Hasimllarit: Qëndrova një muaj me të, ishte e sëmurë, kishte të vjella që në shtator

03/05/2022 14:24

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Shqipëria Live’, ka folur nëna e Valmira Hasimllarit, autores së dyshuar për mbytjen e një fëmije të sapolindur në Korçë.

Ajo u shpreh se nuk ka qenë në dijeni të shtatzanisë së vajzës së saj dhe se sipas llogarive që ajo bën duke mbledhur copëzat e dyshimeve, ajo mendon se vajza e saj ka qenë shtatzënë që në shtator pasi kishte të vjella dhe fëmijën mund ta ketë lindur pas shtatë muajsh në mars.

E pyetur nga gazetari Eraldo Harlicaj nëse mund të jetë abuzuar seksualisht me të bijën, ajo tha se nuk  kishte dijeni mbi këtë gjë dhe se pot a dinte, situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë pikë.

E moshuara tha se muajin e marsit kishte qëndruar në shtëpi me të bijën pasi ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, i ishin ënjtur këmbët dhe zonja kujdesej për nipin të cilin e dërgonte në shkollë. Ajo tha se gjatë asaj kohe në shtëpi nuk kishte

Nëna e Valmira Hasimllarit: Unë muajin e fundit para se të vinte dhëndri nga Greqia, kam ndenjur në shtëpi me vajzën time pasi ishte e sëmurë dhe unë kujdesesha për djalin dhe e çoja në shkollë. Në atë kohë nuk kishte aromë të pakëndshme në shtëpi.

Me 30 mars u kthye dhëndri. Me tre mars ajo ishte e shtrirë në krevat. Na shtatori a tetori mund të ketë qenë shtatzënë se kishte të vjella.

Eraldo Harlicaj: A mendoni se është abuzuar seksualisht ndaj saj?

Nuk e di, nuk kam pasur dijeni. Po të kisha dijeni nuk do të kishte arritur puna këtu.

Eraldo Harlicaj: Nëna kishte pendesë karshi vajzës se përse nuk kishte këmbëngulur që ajo të merrte mjekimin dhe kishte ndrojtje për faktin se vajza e saj ishte shtatzënë dhe nuk e kishte vënë re. Ajo pretendon se vajz ak alinrur në muajin mars në kohën që ishte shtatë muajshe.

Top Channel