Ishte aty në momentin e duhur, Pete Davidson e shpëton Kim Kardashian nga një moment i sikletshëm (Video)

03/05/2022 18:23

Pete Davidson arriti të shpëtonte partneren e tij nga një moment i sikletshëm, pasi Kim Kardashian rrëshqiti teksa po ecte në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Çifti ishte kapur për dore kur Kim u pengua tek fustani dhe u mbajt tek Pete për të mos rënë gjatë ecjes në hollin e hotelit Washington Hilton.

Në një video të publikuar shihet se si ajo është penguar një moment por për fat të mirë çdo gjë u mbyll me aq.

Kardashian mahniti me fustanin “Balenciaga” ngjyrë argjendi me shkëlqim ku i tregonte format trupore, ndërsa Davidson ishte veshur me kostum të zi “Prada” dhe syze dielli.

Top Channel