Sot Bajrami i Madh/Besimtarët në Tiranë u falën në sheshin Skënderbej

02/05/2022 10:45

Me faljen e namazit të Fiter Bajramit çdo mysliman përmbush dëshirën dhe respektin ndaj Zotit për të sakrifikuar me agjërimin për 30 ditë, me shpresën e pranimit të tij dhe të çdo lutje e faljeje.

Nga ky shesh me këtë falje dhe me këto urime mbyllet muaji i madh i Ramazanit ku predikohet devotshmëria për të qenë më të mirë për familjet dhe shoqërinë tona.

Falja e namazit të Fiter Bajramit u bë në orën 06:20 ndërsa ceremonia filloi më herët.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.

 

Top Channel