Paratë e falsifikuara/ Më shumë mashtrim me euro, mbi 400 mijë  të sekuestruara këtë vit

02/05/2022 12:12

Exchange por edhe biznese si markete apo karburante kanë denoncuar në polici për kartmonedha të falsifikuara. Më e falsifikuar rezulton të jetë euro. Vetëm gjatë këtij viti policia e shtetit ka sekuestruar 425.500 euro të falsifikuara në 22 raste të hetuara.

Blerjet me para të falsifikuara në prerje të vogël ndodhin më shpesh në biznese si markete apo karburante ndërsa prerjet e mëdha 200 apo 500 euro shpesh tentohen të thyen në exchange duke përdorur edhe mashtrimin. Prerja e hasur më dendur në treg është kartmonedha 200 euro.

“Një trend i ri është edhe reklamimi I parave të falsifikuara në rrjetet sociale ku reklamohen kartmonedha të një cilësie të lartë që thuhet se nuk kapen nga pajisjet. Por edhe këtu fshihet një tjetër mashtrim.”- tha Lutfi Minxhozi

“Krahasuar me vite më parë shihet një trend në rritje të futjes në treg të kartmonedhave të falsifikuara të cilat sipas policisë nuk prodhohen në vend por vijnë nga Bullgaria, Maqedonia dhe Italia. Përveç përdorimit të pajisjeve që kontrollojnë kartmonedhat policia jep edhe disa këshilla se si të dallojmë personat që tentojnë të përdorin para false.”- tha Lutfi Minxhozi

Gjatë këtij viti policia ka sekuestruar edhe rreth 10 mijë dollarë të falsifikuar me prerje 100. Ndërsa Leku deri tani  rezulton të jetë monedha më e sigurt në treg pasi policia nuk ka gjetur raste falsifikimesh.

Top Channel