Ngjarja makabre në Korçë/ Bashkëshorti i gruas që mbyti fëmijën: Ndjeja aromë të rëndë në shtëpi, nuk dija nga vinte (detaje)

02/05/2022 09:53

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një foshnje ndërroi jetë pasi nëna e tij e futi në një valixhe, sapo kishte lindur.

Burime bëjnë me dije se burri kishte rreth një muaj që ishte rikthyer nga Greqia, atje ku ishte në emigrim prej një viti dhe ka konstatuar një aromë të rëndë në shtëpi. Aroma vinte nga dollapi por fillimisht nuk ishte në gjendje të përcaktonte shkakun.

Më pas, pas disa kontrolleve, Klodi Hasimllari ka gjendur pa jetë foshnjën në një valixhe. Gruaja nuk është në gjendje të japë detaje mbi ngjarjen, pasi vuan nga probleme mendore, ndërsa djali i tyre 15-vjeçar, që mundet të ketë parë ndonjë skenë të ngjarjes, vuan nga autizmi dhe gjithashtu nuk është në gjendje të japë detaje.

Më herët Klodi Hasimllari , tha se kishte rreth një vit që jetonte jashtë shtetit dhe rrjedhimisht fëmija nuk mund të jetë i tij. Trupi i pajetë i foshnjës, po hetohet nga ekspertiza mjeko ligjore.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Top Channel