Mijëra familje në Ukrainë kanë frikë se të dashurit e tyre janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave, të plagosur dhe të paaftë për të krijuar kontakte, ose janë zhvendosur me forcë në Rusi, Bjellorusi ose në territorin e pushtuar në Ukrainën lindore.
Hera e fundit që Tetiana Popovych foli me djalin e saj ishte në 1 mars.
Vlad Popovych, 29 vjeç, ishte strehuar në bodrumin e një shkolle në fshatin e tij jashtë Kievit ndërsa forcat ruse përparonin drejt zonës.
“Ai më tha, ‘Mami mos hajde këtu. Diçka e tmerrshme po fillon. Kjo nuk është si në filma. Kjo është një luftë e tmerrshme'”, kujton Tetiana.
Të nesërmen ai u përpoq të arratisej, por u qëllua dhe u plagos dhe më pas u zhduk, duke e lënë familjen e tij plot shqetësim.
Top Channel