Konflikt për pronat në familje/ Babai dhe dy djemtë përfundojnë në spital
02/05/2022 22:50
Tre persona janë paraqitur të plagosur ne spitalin e Sarandës, pas një sherri të ndodhur në Çukë.
Të plagosurit pjesëtarë të një familje, kanë plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me sende të forta. Të plagosurit janë shtetasi Sh. Avduli dhe dy djemtë e tij, të cilët dyshohet të jenë përplasur për motive pronësie.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. Gj dhe e ka shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, autori është person me precedent të mëparshëm kriminal
Top Channel