Një i burgosur në Alabama, SHBA që është zhdukur bashkë me një oficere ‘korrektimi’ teksa po transportohej drejt një takimi të inskenuar, është publikuar së fundmi në foto nga autoritetet.
38 vjeçari Casey Cole White, i zhdukur bashkë me asistenten e sherifit të Lauderdale Vicki White, 56 vjece — shihet në fotot e publikuara dje me kominoshet portokalli të burgut.
Herën e fundit dyshja janë parë vetëm mëngjesin e të premtes kur u larguan nga burgu, thanë autoritetet.
Një gjueti e gjerë ka nisur për ta dhe $10,000 shpërblim janë ofruar nga autoritetet për informacione që çojnë në kapjen e tyre.
Casey White “besohet se është një kërcënim si për oficeren që është me të, ashtu dhe publikun”, tha Marty Keely, i policisë së Alabama.
I dënuari ishte burgosur për dy vrasje në shtator 2020, gjatë vrasjes me thikë të Connie Ridgeëay.
Ai po kryente dënimin me 75-vjet burg për një seri krimesh në 2015, duke përfshirë pengmarrjen e armatosur të gjashtë njerëzve, raporton rrjeti WBRC reported.
Ndërsa Vicki White u tha kolegëve se po çonte të burgosurin për një vlerësim të shëndetit mendor, edhe pse një takim i tillë nuk ekzistonte në tabelën e burgut, sipas sherifit Rick Singleton.
Ky iu fundit shtoi se Vicki White ishte vetëm teksa transportonte të burgosurin, që është një shkelje e rëndë e politikave të sigurisë.
“Gjithçka sinjalizon se White ishte e përfshirë dhe pjesëmarrëse në arratisje. Ne vetëm po përpiqemi të kuptojnë nëse kjo është bërë me vullnetin e saj apo është detyruar ose është kërcënuar”, shtoi.
Singleton tha se Vicki punonte me departamentin prej 17 vjetësh dhe katër herë ishte votuar si punonjësja e vitit nga kolegët e saj.
Autoritetet thanë se kontrolluan kamerat e sigurisë të zonës ku u gjet e braktisur makina e tyre, por nuk zbuluan pamje nëse kishin marrë një automjet tjetër, shkruan CNN .
Në vitin 2020, Casey White kishte planifikuar arratisje me pengmarrje nga burgu para se të kapej nga stafi, tha Singleton për CNN.
Ndërsa ish-vjehrra e Vicki tha për Daily Mail se oficerja është një “person i dashur” që nuk do të ndihmonte kurrë një të burgosur për t’u arratisur.
“S’e kuptoj sesi ka ikur me një burrë që është një vrasës,” tha 88 vjeçarja Frances White, për mediat.
Top Channel