Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës, pasi është kallëzuar në polici nga vajza e tij 14-vjeçare, e cila ka treguar se i ati ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mentor Balavias, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel