Detaje të reja nga ngjarja në Korçë/ Foshnja lindi para kohe, jep dëshmi Klodian Hasimllari: Isha para pesë muajsh në shtëpi, ajo më thoshte…

02/05/2022 14:29

Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu se kishte pesë muaj pa ardhur në Shqipëri, pasi jetonte e punonte në Greqi për të mbajtur familjen.

Ai është shprehur se nuk është i sigurt nëse fëmija ishte i tij apo jo pasi kishin kaluar pesë muaj dhe gruaja nuk i kishte thënë gjë për shtatzani.

Hasimllari tha se kur komunikonte me gruan e tij në celular, ajo fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj e duke thënë se ka lindur foshnjën dhe e ka futur në valixhe.

 “Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s’jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë.”

Nga ana tjetër bëhet me dije se  Klodian Hasimllari ka qenë para 1 muaji në Korçë, pasi 40-vjeçarja ka qenë e sëmurë. Klodian Hasimllari ka ardhur për ta parë, ajo ka qenë me anemi të theksuar. Konfirmohet se foshnja është premature, pra ka lindur para kohe.

 

Top Channel