Çdo ditë e më shumë, të rinjtë po tërhiqen pas teknologjisë dhe po e shohin si një mundësi për të ardhmen. Zhvillimet në teknologji po ecin me ritme të shpejta dhe kërkesat e tregut për aftësi digjitale janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Për Xhuljon dhe Erdin pasioni për teknologjinë ka nisur që në moshë të vogël dhe të ardhem e tyre e shohin të lidhur me të.
Shumë të rinjtë zgjedhin që kohën e tyre ta kalojnë duke zhvilluar apo mësuar aftësi të reja.
“Sidomos kjo moshë është shumë e dhënë mbas teknologjisë, me smartphone, kompjuter, tablet, dhe këtë kohë e shfrytëzojnë për të mësuar aftësi që do t’u duhet për të ardhme dhe teknologjia siç e dimë është e sotmja dhe ardhmja”, thotë Shqipe Berisha, menaxhere e “Tumo-s”.
Edhe maturantët gjithnjë e më shumë po kërkojnë degët e teknologjisë. Në vitet e fundit këto degë janë ndër të parat që plotësohen me kuota. Në një botë që po investon gjithnjë e më shumë tek teknologjia, edhe të rinjtë shqiptarë po zgjedhin që të bëhen pjesë e saj.
Top Channel