Me ngrohjen e motit është shtuar ndjeshëm frekuentimi i plazhit në fundjavë dhe nevoja për parkim. Në orën 10.45 të 1 majit, dy persona janë përfshirë në një sherr të ashpër fizik që u mbyll me ndërhyrjen e policisë. Ngjarja ndodhi

Në afërsi të një lokali në plazhin e madh të Durrësit, kur 32-vjeçari me iniciale E. M, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin me iniciale A. A.

Të sharat ia kanë lënë vendin dhunës, kur sipas veprimeve të para, rezulton se shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri shtetasin E.M., i cili e ka goditur me grushte.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. Ende nuk bëhet e ditur nëse janë ndaluar nga ana e policisë personat e përfshirë në konfliktin që ndodhi në prag të sezonit turistik.

Top Channel