Në Shqipërinë e 7 dekadave më parë, 1 Maji shënonte festën e punëtorëve. Edhe pse shqiptarët kanë më shumë se 30 vjet që jetojnë në demokraci, për disa qytetarë 1 Maji, konsiderohet si ditë pikniku.

” Një festë shqiptare që gëzojnë të gjithë kur dalin në lulishte, pinë një kafe hanë një akullore“, tha qytetarja.

Për t’ju përshtatur shijes së njerëzve që më shumë duan festën, se sa protestën. 1 Maji ishte një ditë e mirë punë.

” E dimë që është përkujtimi i të drejtave të klasës punëtore, mirëpo tani ka marrë karakter tjetër. Sot festë!“, tha violinisti.

Por për disa profesione, pavarësisht ditëve të kalendarit ata duhet të jenë gjithnjë në punë. Furrxhiu nga Tirana, Jurgës Caushi thotë se furrat e bukës duhet të qëndrojnë gjithnjë të hapura, ashtu si spitalet apo rajonet e policisë.

Unë jam 21 vjeç dhe kam 4 vite që punoj si pastiçier dhe furrxhi. Përse zgjodhe këtë profesion? Sepse është profesion i bukur dhe të gjitha gjerat bëhen me pasion dhe shumë dëshire. Pavarësisht se në raste festash si Vit i Ri, Bajrami apo çdo festë tjetër ne jemi në punë, unë përsëri e dua këtë punë“, u shpreh i riu.

Ndërsa edhe qytetarët që zgjodhën të protestonin për të drejtat e punëtorëve edhe pse të pakët në numër, ishte e vështirë të bëheshin në një mëndje. Për këtë arsye ata zgjodhën të ndaheshin në dy grupe, studentët dhe mërgimtarët.

” Edhe pse është dita ndërkombëtare e punëtorëve dhe të gjithë të tillë do të jemi, në mos sot që jemi studentë nesër do jemi punëtor. Patjetër që kërkojmë ulje të çmimeve dhe rritje të pagave, pensioneve“, shprehet studentja.

Ndryshe nga studentët, emigrantët nuk kërkojnë punë apo rritje të page. Ata duan të gëzojnë të drejtën e votës.

” Sot kemi ardhur me Lëvizjen mërgimtare të protestojmë për të drejtën e votës. Kjo do të thotë që emigrantët të kenë të drejtë të votojnë nga vendi ku jetojnë. të njihet vota elektronike. Mos të kontribuojmë  në Shqipëri në mënyrë vullnetare por edhe praktike.

Të drejtat e punëtorëve në shtetet e tjera mbrohen nga sindikatat, por këtu tek ne 1 Maj, për sindikatat që nuk protestojnë është një datë e zakonshme në kalendarin vjetor.

Top Channel