Këtë vit, as pandemia dhe as një aksident i vogël rrugës, nuk mund ta ndalte trenin e festes se Jazzit për të mbërritur në Shkodër.

Zonja me kapele, flokë me onde të mëdha, taka, fustane, zotërinj me pantallona, xhaketa dhe kapele na kthyen pas në vitet 30.

Festa e “Swing Marathon” u kthye në Shkodër pas 3 vitesh mungesë, për shkak të Koronavirusit. Në ditën botërore të Jazz-it, festuan miqtë e ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të huajt dhe vete shkodranët.

“Po ndihem shume mire faleminderit, ishte një udhëtim fantastik. Nuk e ndjeva përplasjen nga aksidenti sepse të gjithë po festonim”, u shpreh njwra nga turistet.

“Shumë mirë, është hera ime e parë këtu. Jam e emocionuar. Treni ? Ishte udhëtim shumë argëtues dhe i paharrueshëm”.
Festivali i organizuar në edicionin e tij të pestë në Shkodër u shoqërua me aktivitete edhe në zonen muzeale dhe në teatrin “Migjeni” duke gjallëruar qytetin përmes ngjyrave, muzikës dhe vallëzimeve.

Top Channel