Foto ilustruese

Një baxho, ku përpunohej qumështi është djegur tërësisht këtë të diel në mëngjes në Krujë.

Policia njofton se baxhoja, që ndodhet në fshatin Gramëz të Krujës është përfshirë nga flakët rreth orës 07:30. Godina është shkatërruar, ndërkohë që nuk ende informacione nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo shkak për të janë bërë defekte teknike apo rrethana aksidentale.

Grupi hetimor, që ka mbërritur në vendngjarja, pritet të zbardhë ngjarjen, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në njerëz.

Top Channel