Tre persona janë vënë nën hetim pasi akuzohen për dhunë fizike ndaj një adoleshenti.

Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat dhe ka proceduar penalisht shtetasit:

– E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, janë konfliktuar me 17-vjeçarin me iniciale G. N. dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.

Top Channel