60 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID  gjatë 24 orëve të  fundit në vendin tonë.

Nga 859 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 32 qytetarë në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.

Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Maj 2022)

Raste të reja ditore           60
Të shëruar në 24 orë        41
Të shtruar në spitale         5
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 859

Testime totale               1,807,273
Raste pozitive                  275,167
Raste të shëruara            271,254
Raste Aktive                         417
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            255
Fier                  52
Vlorë               42
Shkodër         13
Elbasan          11
Korçë              11
Gjirokastër     11
Durrës              9
Berat                6
Kukës               4
Lezhë               3

Top Channel