Temperaturat deri në 25 gradë! Kthjellime e reshje të pakta shiu, si do të jetë moti për ditën e sotme

30/04/2022 08:14

Këtë të shtunë, pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore gjatë paradites.

Por pritet që në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore, pjesërisht zonat Qëndrore dhe Veriore. Ndërsa vija bregdetare do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Top Channel