Polici i repartit Delta Forcë u arrestua si i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë, e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se polici  Lisian Myrtaj ka qëlluar me armë zjarri pistoletë (armën personale të punës) ndaj shtetasit djalit të kryeplakut të Kaninë, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz.

Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar, ndërsa Juxhino Aliraj ose Todi, është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin.

Mha veprimet hetimore proceduriale në vendngjarje, janë sekuestruar; një armë zjarri e llojit pistoletë, 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, L.M., 3 fishekë, model 54,  mjeti tip Benz Mercedez, pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja

Ndaj punonjësit të policisë, është vendosur masa e arrestit në flagrancë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel