Autoritetet e rendit në Prishtinë shprehen të shqetësuara për sulmet e herëpashershme ndaj forcave policore në veriun e Kosovës. Sipas tyre, ato synojnë të shkaktojnë panik dhe destabilizim të situatës në Kosovë.

Sulmet që po ndodhin kohë pas kohe në veri të Kosovës mbi pjesëtarët e policisë kanë shqetësuar autoritetet e Prishtinës. Ato thonë se sulmet po ndodhin për “tensionim të qëllimshëm” të situatës së sigurisë në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga data 13 prill e deri tani janë sulmuar gjashtë herë. Persona të panjohur kanë qëlluar kundër automjeteve të policisë me armë automatike, AK 47, granata dore, po ashtu janë vendosur iriqë metalik në rrugë dhe mjete tjera të forta. Lëndime në njerëz nuk ka pasur, vetëm dëmeve materiale.

Hetime intensive

Gjatë një raportimi para komisionit të sigurisë në parlamentin e Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “autoritetet po punojnë intensivisht në hetimin e sulmeve të fundit ndaj Policisë së Kosovës në komunat veriore”, të banuara me shumicë serbe. Sipas ministrit Sveçla, “gjashtë sulmet ndaj policisë në javët e fundit kanë sjellë një ndjenjë të pasigurisë tek qytetarët në veri”. “Këto sulme mbi të gjitha kanë prapavijë tjetër, me synimin për të shkaktuar panik dhe pasiguri te qytetarët dhe për të destabilizuar situatën në vendin tonë”, deklaroi ministri i Brendshëm, i cili shprehur bindjen, se “për një afat shumë të shpejtë do të kemi rezultatet e duhura në këtë fushë”.

Illegale Straße an Grenze zwischen Kosovo und SerbienRrugë ilegale në kufirin Kosovë Serbi

Reagon Lista Srpska

Sulmi i fundit  me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë së Kosovës ndodhi më 26 prill. Sipas zëdhënësit të policisë, zyrtarët policorë u sulmuan me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. “Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjete nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, deklaroi zëdhënësi Baki Kelani.

Për këtë sulm reagim pati edhe nga subjekti politik serb, më i madhi në Kosovë Lista Srpska,  e cila në kuvendin e Kosovës përfaqësohet me dhjetë deputetë. Sipas Listës Srpska, “një incident i tillë ka për qellim t’i paraqesë serbët si ngacmues”, gjë që sipas tyre nuk përputhet me të vërtetën.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla që rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i do të mirën popullit serb”, thuhet në një reagim për medie të Listës Serbe.

Kosovo Angriff mit Schusswaffen auf Fahrzeug der Polizei im NordenSulme me armë zjarri kundër policisë në veriun e Kosovës, pamjet janë ofruar nga Ministria e Brendshme

Të shmangen spekulimet që sjellin tensione

Pas sulmeve të njëpasnjëshme mbi pjesëtarët e policisë së Kosovës në veri, në reagimet e zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd, pati një retorikë  të ashpër për të cilën bëri që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. BE kërkoi që të “shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione”.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmet e fundit ndaj patrullave të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës ndaj policëve të saj është i papranueshëm. I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme. Hetimi i rastit, do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh në reagimin e tij Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Një seancë parlamentare për incidentet në veri të Kosovës ishte paraparë të mbahej më 19 prill, por ajo dështoi të mbahej për shkak të mospajtimeve pozitë opozite për çështje të tjera parlamentare.

“Sulmet janë kryer nga individë me bagazh kriminal”

Por si i shohin sulmet që po ndodhin mbi pjesëtarët e policisë në veri, njohësit e çështjeve të sigurisë. Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, i cila e ka drejtuar Policinë e Kosovës nga viti 2018-2020, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj, mendon se “sulmet janë kryer nga individë me bagazh kriminal, që veprojnë brenda territorit të Kosovës.”

Kosovo Rashit Qalaj Ex-Direktor der PolizeiRashit Qalaj

Sipas Qalaj, “individët e atyre grupeve definitivisht janë nga Kosova, por ata shfrytëzojnë territorin e Serbisë, pra sulmojnë policët e Kosovës nga drejtimi i Serbisë”. Edhe në të kaluarën është dëshmuar se grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës nuk veprojnë të vetme, thotë Qalaj. “Unë mendoj se këto grupe janë të koordinuara, nuk veprojnë të vetme, mirëpo ato i përdor Serbia më shumë, si elemente kriminale për të bërë ndonjë destabilizim të mundshëm në Kosovë”, thotë Rashit Qalaj.

Në shkurt të këtij viti, policia e Kosovës nisi të mbyllë disa rrugë malore në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi që shfrytëzohen për kontrabandë. Sipas Ministrisë së Brendshme qëllimi i mbylljes së këtyre ishte “për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe të gjitha format e kontrabandës në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë”. Në disa nga këto rrugë prej tri ditësh, KFOR-i në bashkëpunim me policinë e Kosovës punuan dhe hoqën pengesat e vëna duke liruar rrugët për banorët lokalë. Zyrtarë të KFOR-it thanë, se ky mision “mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës dhe për të ruajtur një mjedis të sigurt”, i cili duhet të peshohet proporcionalisht me nevojat e komuniteteve lokale dhe me lirinë e lëvizjes për banorët lokal. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha misioni i KFOR-it për mediet lokale. Sidoqoftë, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Zyra e BE-së, i kanë dënuar vazhdimisht sulmet kundër Policisë së Kosovës në veri, duke kërkuar që të mos bëhen veprime të nxituara që mund të përshkallëzojnë tensionet në zonën në veri të Kosovës./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA